image ATK ka një njoftim të rëndësishëm për tatimpaguesit

Financa

ATK ka një njoftim të rëndësishëm për tatimpaguesit

news image

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se nga 15 marsi të gjithë tatimpaguesit përmes Sistemit Elektronik EDI duhet të bëjnë deklarimin e Pasqyrave Financiare, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, obligues për të deklaruar Pasqyrat Financiare, janë të gjithë tatimpaguesit, ashtu siç janë të kategorizuar me Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.

“Shërbimi i ri elektronik, gjegjësisht deklarimi i Pasqyrave Financiare përmes Sistemit Elektronik EDI, do t’ju kursejë kohë të gjithë tatimpaguesve, duke ju mundësuar që deklarimin e Pasqyrave Financiare ta bëni në mënyrë elektronike dhe vetëm në një vend, pra në ATK, ndërsa KKRF do të pajiset me informatat e tilla nga ATK”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ATK-së.

Lidhur me plotësimin e Pasqyrave Financiare, tatimpaguesit, kanë mundësinë që ti referohen udhëzuesit të publikuar në Sistemin Elektronik EDI, gjegjësisht në menynë “Ndihmë”./Gazeta Sinjali/