image ATK ka një njoftim për të gjithë tatimpaguesit që duan t'i shlyejnë borxhet

Financa

ATK ka një njoftim për të gjithë tatimpaguesit që duan t’i shlyejnë borxhet

news image

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë një njoftim lidhur me shlyerjen e ndëshkimeve, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, ATK do të heq ndëshkimet për të gjithë tatimpaguesit të cilët kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) dhe interesit.

“Pra, heqja e ndëshkimeve bëhet për të gjithë tatimpaguesit, nëse: • Tatimpaguesit bëjnë pagesën e njëhershme të tatimit bazë (kryegjësë) dhe interesit; • Tatimpaguesit bëjnë marrëveshje me ATK-në për pagesë me këste; • Tatimpaguesit janë në marrëveshje me ATK-në dhe paguajnë tatimin bazë (kryegjënë) dhe interesin”, thuhet ndër të tjera në njofitm.

Po ashtu, bëhet e ditur se afati për shlyerjen e ndëshkimeve vlen vetëm për tatimpaguesit që përmbushim detyrimin e kërkuar brenda periudhës ligjore deri më 30 qershor./Gazeta Sinjali/