Rreth 67.1 milionë euro të hyra janë pranuar vetëm për muajin janar në Administratën Tatimore të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Këtë arritje, ATK-ja po e cilëson si vit të mbarë, në krahasim më periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje për 14 për qind apo 8.2 milionë euro më shumë.
“Veç të hyrave tatimore, ATK ka inkasuar edhe 17.7 milionë euro Kontributet Pensionale.Administrata Tatimore e Kosovës, këtë vit ka vendosur prioritete të shumta, ku realizimi i të cilave do të ndikoj në përmirësimin e proceseve të punës, si dhe arritjen e projeksionit të të hyrave vjetore, por edhe në zvogëlimin e stokut të borxheve”, thuhet në komunikatën e ATK-së.
Sipas ATK-së, qëllimi i këtij reformimi ka ardhur si pasojë e borxheve të larta të tatimpaguesve.
“Përmes projektit të Konsolidimit të Mbledhjes së Borxheve, ATK do të siguroj procedura dhe qasje të re, në përmirësimin e procesit të trajtimit të borxhit në fazë të hershme, si dhe për të zvogëluar stokun e madh të borxheve”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa, përmes sistemit të ri të teknologjisë informative, do të lehtësohet deklarimi dhe pagesa e tatimeve, si dhe do të mundësohen metoda elektronike shumëkanalëshe të komunikimit./Gazeta Sinjali/