Departamenti i Operativës i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) ka ndërmarr veprime të fuqishme operacionale ndaj të gjithë tatimpaguesve të cilët pavarësisht zhvillimit të aktiviteteve të tyre, nuk kanë paguar detyrimet tatimore, shkruan Gazeta Sinjali.
ATK ka njoftuar se identifikimi i këtyre bizneseve është bërë nga analiza e riskut, bazuar në Planin e Trajtimit të Rreziqeve, që aktualisht po trajton 200 raste, të cilat nuk kanë paguar tatimet në raport me qarkullimin e deklaruar.
“Këta tatimpagues dhe gjithë të tjerët, të cilët nuk paguajnë saktë tatimet do të jenë në monitorim të vazhdueshëm dhe nëse qasja e tyre nuk ndryshon-vazhdojnë me mos përmbushje, ATK do të bëjë vlerësim të gjendjes për të konstatuar shmangien tatimore dhe njëkohësisht do të bëjë edhe ngritje të kallëzimit penal, varësisht nga të gjeturat dhe shkeljet e konstatuara”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
ATK paralajmëron tatimpaguesit që t’i kryejnë obligimet tatimore, ose në të kundërtën do të kundërtën kërcënon që do merren masa ndëshkuese./Gazeta Sinjali/