image ATK-ja shënon rritje të të hyrave në muajin qershor

Biznes

ATK-ja shënon rritje të të hyrave në muajin qershor

news image

Administrata Tatimore e Kosovës, ka vlerësuar se pas lehtësimit të masave për parandalimin e COVID-19, ka ndihmuar që të shënojë rritje në muajin maj dhe qershor.

Sipas ATK-së, krahasuar me vitin e kaluar në të njejtën periudhë, këtë vit ka shënuar rritje për 13.6 për qind, apo 3.5 milionë euro më shumë.

“Shuma e inkasuar për janar-qershor 2020 është 215.9 milion euro, ku diferenca e rritjes është në muajin maj dhe qershor, pas vështirësive të krijuara nga pandemia për periudhën e muajve mars dhe prill, të hyrat e mbledhura vetëm në muajin qershor janë në vlerë 29,8 milion euro, 5.7 % ose 1.6 milion euro më shumë se plani i paraparë”.

“ATK do të punoj në vazhdimësi, në mënyrë që të realizohen objektivat e parapara për këtë vit”./ Gazeta Sinjali/