image ATK-ja shënon rënie të të hyrave prej 78 milionë eurove gjatë vitit 2020
[wp-story id="814678"]

Financa

ATK-ja shënon rënie të të hyrave prej 78 milionë eurove gjatë vitit 2020

news image

Administrata Tatimore e Kosovës gjatë vitit të kaluar ka shënuar rënie të të hyrave si pasojë e pandemisë COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ekrem Hysenaj bëri të ditur se planifikimi i të hyrave për vitin 2020 ka qenë 491.8 milionë euro, ndërsa janë inkasuar vetëm 467 milionë që i bie 78 milionë euro më pak të hyra në krahasim me vitin 2019.

“Kjo rënie prej 14 përqind ka qenë marrë parasysh pandeminë COVID-19. Ndërsa, rënia e qarkullimit të bizneseve është rreth 1.2 miliard euro në vitin 2020”, tha Hysenaj në një konferencë për media.

Po ashtu, Hysenaj tha se gjatë vitit 2020 nuk ka rënie të punësimit më shumë se në vitin 2019 por as nuk ka rritje të punësimit.

“Kjo rënie e punësimit nuk është theksuar për shkak të vendimeve të qeverisë për mbështetje të bizneseve dhe punëtorëve”, tha ai.

Në vitin që lamë pas sektorët më të prekur nga pandemia ishin ai i argëtimit dhe rekreacionit me një rënie prej 66 për qind, sektori i patundshmërisë me 27.9 për qind, sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor me një rënie prej 37.9 për qind./Gazeta Sinjali/