image ATK i jep mbi 60 mijë euro për të siguruar vetura zyrtare

Kosovë

ATK i jep mbi 60 mijë euro për të siguruar vetura zyrtare

news image

Administrata Tatimore e Kosovës ka finalizuar një tjetër tender me kontratë, transmeton Gazeta Sinjali.

Këtë herë, ky institucion financiar ka lidhur një kontratë për sigurimin e veturave të zyrtarëve të saj “sipas kërkesa dhe nevojave të AK-së”.

Për tenderin “Sigurimi i veturave zyrtare sipas kërkesave dhe nevojave të AK-së”, fillimisht janë ndarë 70 mijë euro.

Sipas prokurimit, tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik, Kompanisë së Sigurimeve “EUROSIG SH.A.”, për 66.115,01 euro.

Tutje, bëhet me dije se në kuadër të njoftimit kanë qenë dy operator ekonomik që kanë ofertuar, derisa vlerësohet se operatori më i përgjegjshmi edhe ka nënshkruar kontratën. /Gazeta Sinjali/