image ATK dhe Dogana aksion në disa mobi shop-a në Prishtinë

Biznes

ATK dhe Dogana aksion në disa mobi shop-a në Prishtinë

news image

Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, sot është duke zhvilluar aksion në Prishtinë në disa biznese të cilat veprimtari kryesore kanë shitjen dhe servisimin e telefonave mobil, të njohur ndryshe edhe si mobi shop.

Sipas ATK-së, qëllimi i këtij aksioni është parandalimi dhe luftimi i ekonomisë joformale në këtë sektor, i cili është vlerësuar paraprakisht se ka risk të lartë të informalitetit.

“Ky aksion është duke u zhvilluar edhe në këto momente, ku deri më tani janë duke kontrolluar disa subjekte, mirëpo ATK dhe Dogana do t’ju mbajnë të informuar në kohë rreth rrjedhës së aksionit, përmes një konferencë për media ose përmes një komunikatë të zgjeruar për media”, thuhet në njoftimin e ATK-së./Gazeta Sinjali/