image Ata që nuk i respektojnë masat e qeverisë mund të dënohen deri në 12 vjet burg e 8 mijë euro gjobë

Shëndetësi

Ata që nuk i respektojnë masat e qeverisë mund të dënohen deri në 12 vjet burg e 8 mijë euro gjobë

news image

Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, ka thënë se nga dita e nesërme policia do të fillojë me monitorimin dhe shqiptimin e dënimeve ndaj qytetarëve të cilët nuk i respektojnë masat kundër COVID-19.

Ndërkaq, Qeveria Hoti sot miratoi vendimet për masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Afrim Ahmeti, drejtori i Operacioneve në Policinë e Kosovës, ka thënë se  dënimet do të jenë të mëdha.

Sipas tij, dënimet shkojnë nga 2 deri në 12 vjet burg, ndërsa për kundërvajtje sipas Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse deri në 8 mijë euro gjobë.

“Nga nesër do të fillojmë me shqiptimin e gjobave për shkak se numri i madh i të infektuarve është në rritje dhe po e shohim që nuk po ka alternativ tjetër pa filluar me shqiptimin e gjobave”, tha Ahmeti.

Ai deklaroi se ata që nuk do t’i respektojnë masat, mund të dënohen deri në 12 vjet burg dhe deri në 8 mijë euro gjobë.

“Dënimet janë mjaft të mëdha dhe sipas nenit 249 dhe 250 dënimet shkojnë nga 2 vjet deri në 12 vjet burg ndërsa për kundërvajtje sipas Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse deri në 8 mijë euro gjobë”, tha ai për EO.

Policia e Kosovës sot gjatë ditës bashkë me inspektorët sanitar kanë obliguar qytetarët në sheshet e Prishtinës ta bartin maskën./ Gazeta Sinjali/