image “Ata na lanë në terr”, VV-ja vazhdon me video kundër ish-pushtetarëve

Politikë

“Ata na lanë në terr”, VV-ja vazhdon me video kundër ish-pushtetarëve

news image

Lëvizja Vetëvendosje, vazhdon me publikimin videove kundrejt qeverive të mëhershme. Këtë herë video i përket sektorit të energjisë. VV i kërkon opozitës që të i kursejë “nga zhurma” sepse sipas tyre pushtetet e kaluara e kanë lënë Kosovën në terr.

VV, e cila është në krye të Qeverisë së Kosovës pothuajse qe dy vite, ka numëruar disa prej sukseseve të saj në sektorin e energjisë, ndërsa akuzon qeveritë e mëhershme se i kanë lënë në terr qytetarët e Kosovës.

“Ata që e lanë sektorin e energjisë në terr është mirë që përveç energjisë të na kursejnë edhe prej zhurmës”, thuhet në video.

Sipas VV-së, Kosovën e kanë në gjendje të mjerueshme dhe ata do të jenë në ballë të detyrës për ta menaxhuar secilën krizë, me të cilën thonë se po përballet e gjithë Evropa.

“Qeverisja e re ani pse e ka gjetur vendin ashtu siç e kanë lënë në gjendje të mjerueshme, do të jetë në ballë të detyrës për t’ju përgjigjur secilës krizë me të cilën nuk po përballemi vetëm ne por e gjithë Evropa”, shkruhet në faqen e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas videos të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, qeveria Kurti ka treguar një menaxhim të suksesshëm në sektorin e energjisë. Hartimi i strategjisë për energji i vitit 2023 – 2031, pavarësimi i rrjetit të energjisë nga Serbia, granti i MCC-së dhe bashkëpunimet me Shqipërinë në këtë fushë prezantohen si të arritura të pa para më herët.

Më tej në video shihen akuza ndaj ish-pushteteve dhe punët që nuk janë kryer sipas VV-së.

“Ata që kanë filluar të fërkojnë duart për zhurmë në dimër, është mirë të fërkojnë kokën për keqqeverisjen e tyre në këtë vend”, thuhet në video ndër tjera.

/GazetaSinjali/