image Astrologu Branko ka parashikuar më parë koronavirusin, ja sa do zgjasë - sipas tij

Astrologu Branko ka parashikuar më parë koronavirusin, ja sa do zgjasë – sipas tij

news image

Në këto javë të urgjencës së koronavirusit, shumë kanë gjetur ngjashmëri midis situatës aktuale dhe skenarëve të përshkruar në të kaluarën nga parashikues dhe astrologë. Një nga ata është edhe astrologu Branko i cili kur ka bërë përshkrimin e horoskopit për vitin 2020 ka hedhur hipotezën e një skenari mjaft shqetësues.

Sipas tij, ditët e para të pranverës do provojnë diçka që s`e kanë provuar kurrë më parë, nga pozicionimi i Saturnit në Ujor. Ndikimi do jetë drejpërdrejt në politikë, parlament, ministri dhe ligj. Dikush do të rrënohet. Kuadri astral i 2020-ës, sipas tij është i njëjtë me atë të Luftës së Dytë Botërore.

Por jo vetëm: astrologu i famshëm televiziv gjithashtu parashikoi se në “fillim të vitit, njeriu do të demonstrojë talentin e tij të jashtëzakonshëm në matematikë, shkencë, kërkime mjekësore dhe astrofizike”, një përputhje e madhe me të tanishmen ku shkenca dhe bota e hulumtimeve mjekësore është në kërkim të një kure për koronavirusin.

Por Branko gjithashtu ka dhënë një shpresë: “Do të jetë një sulm vetëm disa muajsh, një provë qëndrueshmërie për të gjithë ne, atëherë planeti do të kthehet në Bricjap deri në Krishtlindje”. /Gazeta Sinjali/