image AstraZeneca do ta furnizojë BE-në me 9 milionë doza të vaksinës antiCOVID

Botë

AstraZeneca do ta furnizojë BE-në me 9 milionë doza të vaksinës antiCOVID

news image

Kompania farmaceutike AstraZeneca ka pranuar të furnizojë me 9 milionë doza shtesë të vaksinës kundër COVID-19 Bashkimin Evropian, gjatë tremujorit të parë.

Targeti prej 40 milionë dozash deri në fund të marsit është ende vetëm gjysma e asaj që kompania kishte deklaruar se do të dërgonte para se të deklaronte një problem të prodhimit me vaksinat.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se pas bisedës me shtatë prodhues vaksinash, ka konfirmuar se AstraZeneca po ashtu do të fillojë dërgesat një javë më herët se që kishte paraparë.

BE-ja është larg Britanisë dhe SHBA-së për vaksinimin e popullatës së tyre. Ngadalësimi i vaksinimit në BE është arsyetuar me problemet shtetërore dhe autorizimet e ngadalshme të vaksinave./Gazeta Sinjali/