Presidenti sirian Bashar al-Assad e quajti homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan një “hajdut” në vizitën e tij të parë në zonat në provincën Idlib që kohët e fundit janë kthyer nën kontrollin e Sirisë.
Mediat shtetërore siriane raportuan se Assad ishte midis ushtarëve sirianë në territorin e Idlib.
Assad e quajti Erdogan “një hajdut që vodhi fabrikat, grurin dhe naftën dhe tani po vjedh territorin”, me shumë gjasë duke iu referuar një sulmi ushtarak turk në verilindje të Sirisë, raporton AP./Gazeta Sinjali/