Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka deklaruar se draft statuti për Asociacionin e komunave me shumcë serbe, i pranuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është një autonomi për serbët.
Berisha u shpreh se Kurti po bën tradhti dhe i bëri thirrje parlamentit të Kosovës që të ndalë këtë dëm territorial.
“Takimi që u zhvillua sot atje, ka pasur për qëllim dhënien e instruksioneve përfundimtare për implementimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe atë të aneksit të Ohrit, bashkë me statutin që ka filluar të bëhet pjesë. E rëndësishme është se tani po dihen se cilat janë ingrencat që do të ketë ky organizim i ri territorial, pra, bashkësia e komunave serbe, që nuk është më Asociacioni kushtetues i vitit 2013 dhe ai që kaloi filtrin e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2015, por është një autonomi speciale, për të cilën ka marrë detyrimin kryeministri ta impementojë në Kosovë. Mendoj se kjo, në 1/4 e territorit përmes këtij statuti dhe kjëtij Asociacioni që pretendohet e që është një lloj autonomie territoriale, politike dhe administrative në territor, do ta ndajnë pushtetin, sovrantetin politik me Serbinë brenda territorit të Kosovës.
“E kam paralajmëruar në Kuvend se po rrëshqet drejt tradhtisë, sepse ajo republika që pretendonte ky, ishte shmangia nga pavarësia, dhe kthim në shtet që do të jetë jo funksional në aspektin kushtetues dhe administrativ. Kjo rrëshqitje në tradhti, besoj se duhet ta bëjë të reflektojë këtë kyeministër, ky parlament duhet ta ndalë. Këtu nuk ka shmangie prej detyrimeve, statuti ka të bëjë vetëm me mënyrën e organizimit të Asociacionit, kurse detyrimet mbeten. Interpretimi mbetet e drejtë e BE”, theksoi ai në një intervistë për ABC News.
Ndër të tjera, Berisha shtoi: Kemi mohim të sovranitetit të shtetit. Kjo është një lloj kushtetute materiale, e cila implementon, akomodon të drejtat e serbëve në një autonomi substanciale. Rolet dhe llojet e autonomive dihet se çfarë janë. Ne jemi në kategorinë e atyre autonomive që janë tradicionale, që kanë kompetenca edhe territoriale, edhe politike. Ky ka bërë këtë rrugë dhe ky nuk ka kthim mbrapa në qëndrimet e veta. Unë mendoj se për faktin që nuk reflekton dhe nuk bën hap mbrapa, më shumë është refleksion i problemeve të karakterit të tij, edhe sociologjike, edhe psikologjike, që nuk arrin të reflektojë dhe të shohë se po i bën dëm vendit. Po i bën tradhti, po shet interesat e vendit, integritetin territorial, sovranitetin politik”, ka deklaruar ai.