image “Asnji cent ma shumë”, protesta në Prishtinë kundër shtrenjtimit të rrymës - Sinjali

“Asnji cent ma shumë”, protesta në Prishtinë kundër shtrenjtimit të rrymës

news image

Dhjetëra qytetarë kanë protestuar gjatë ditës së sotme në Prishtinë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Me moton “Asnjë cent ma shumë” qytetarët kanë kundërshtuar vendimin e ZRrE-së, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Nuk japim parë për KEDS-in”, “Rryma nuk është lluks”, “KEDS t’i kthehet Kosovës”, ishin vetëm disa nga mbishkrimet që këta qytetarë mbanin në duar, raporton Gazeta Sinjali.

“Vendimi i marrë nga ZRrE-ja i shkon për shtat veç sektorit privat, i cili vazhdon të pasurohet, pavarësisht krizave,. E gjithë kjo në kurrizin tonë. Sipas propozimit, çmimi i energjisë për bizneset nuk rritet fare. Kjo i bie se një familje mesatare në Kosovë që synim e ka jetesën apo edhe mbijetesën, paguan edhe për bizneset që synim e kanë qarkullimin e fitimin”, kanë thënë organizatorët.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: