image Asnjë vdekje nga Covid-19, ky shtet rihap sot shkollat

Botë

Botë/ Asnjë vdekje nga Covid-19, ky shtet rihap sot shkollat

news image

Duke filluar nga sot, Territori Verior federal i Australisë do të rihapë shkollat për nxënësit dhe studentët.

Territori i gjerë në veri të vendit, ka raportuar vetëm 28 raste të koronavirusit, sipas qeverisë dhe 11 pacientë janë shëruar.

Ndërkohë, territori ka kryer më shumë se 3,600 teste deri më tani, shkruan CNN.

Sipas të dhënave të siguruara nga Departamenti i Shëndetit në Australi, është i vetmi shtet në vend që nuk ka asnjë vdekje nga Covid-19.

Aktualisht, territori kërkon të gjithë personat që hyjnë në vend të karantinohen për 14 ditë.

Qeveria ka këshilluar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm kur të jetë e nevojshme.

Deri më tani në Australi janë shënuar 71 viktima nga Covid-19 dhe janë infektuar 6.619 persona.