image "Asnjë s'guxon me u arrestu", Agim Bahtiri në "Ibër" luan rolin e komandantit, policët i binden

Kosovë

Incidenti/ “Asnjë s’guxon me u arrestu”, Agim Bahtiri në “Ibër” luan rolin e komandantit, policët i binden

news image

Sot në shtratin e lumit “Ibër” që e ndanë Mitrovicën e Jugut me atë të Veriut, për pak sa nuk janë përleshur fizikisht serbët dhe shqiptarët.

Në këtë incident është nevojitur intervenimi i forcave të rendit teksa situata u tensionua pasi sebët ndihmuan ekskavatorin që t’i prishte punimet në “Ibër”, derisa shqiptarët kanë ndërhyrë për t’i mbrojtur punimet për zgjedhimin e lumit.

Pavarësisht se serbët nuk i përfillnin urdhrat e Policisë për t’u zbrapsur dhe për t’u shpërndarë, në një video, policët dëgjohet të marrin urdhër nga kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri që të mos e arrestojnë asnjë person, raporton Gazeta Sinjali.

“Asnjë njeri s’guxon me u arrestu. Asnjë njeri s’guxon me u arrestu”, dëgjohet duke thënë Bahtiri, ndërsa këtij urdhri duket se i janë bindur policët, pasi askush s’është arrestuar.

Bashkë me Bahtirin, në vendin e ngjarjes ishte edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Komuna e Mitrovicës së Veriut nuk ka dhënë leje për vazhdimin e punimeve në lumin “Ibër”, ndërsa zbatuesit e projektit thonë se ata janë angazhuar nga ministria kompetente dhe se komuna veriore po i ndalon në mënyrë të paligjshme. /Gazeta Sinjali/

Momenti kur Agim Bahtiri urdhëron policët, nga min. 05:40