image Asnjë rasti i konfirmuar me koronavirus në Korenë e Veriut, thonë se po bëjnë testime

Botë

Botë/ Asnjë rasti i konfirmuar me koronavirus në Korenë e Veriut, thonë se po bëjnë testime

news image

Në Korenë e Veriut, një nga vendet e pakta në botë që nuk ka raportuar për as edhe një rast me coronavirus, thonë se janë duke u kryer teste për COVID-19 dhe se më shumë se 500 persona janë futur në karantinë.

Kështu ka thënë për Reuters, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Edwin Salvator.

Salvator shtoi se Koreja e Veriut ka kapacitete të kryej teste të coronavirusit në laboratorin nacional në Pyongyang. Salvador në përgjigjen e dhënë agjencisë britanike të lajmeve, ka thënë se nga 2 prilli, 709 persona janë testuar për COVID-19, në mesin e tyre 11 të huaj.

“Nuk ka raportime për ndonjë rast me COVID-19. Në karantinë janë futur 509 persona, dy të huaj dhe 507 tjerë që janë shtetas së Koresë së Veriut”, ka shtuar përfaqësuesi i OBSH-së.

Ai ka pranuar se nga 31 dhjetori, 24 mijë e 842 persona janë liruar nga karantinimi, në mesin e të cilëve ishin edhe 380 të huaj./Gazeta Sinjali/