image Asnjë cent nuk u vodh në bankën në Ferizaj që u sulmua me eksploziv

Siguri

Asnjë cent nuk u vodh në bankën në Ferizaj që u sulmua me eksploziv

news image

Gazeta Sinjali raportoi dje se në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, tre persona kanë sulmuar me mjete shpërthyese filialin e “Raiffeisen Bank”.

Nga Policia e Ferizajt e kishin konfirmuar rastin, por ende nuk dihej nëse të dyshuarit kishin arritur që të merrnin të holla nga aty.

Një gjë e tillë u bë e ditur sot në raportin 24-orësh të policisë.

Sipas këtij raporti, të dyshuarit nuk kanë arritur të marrin paratë, por kanë demoluar bankën dhe me mjete shpërthyese kanë shpërthyer dy bankomatë.

“Ferizaj, 17.10.2020-05:45. Raportohet se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në bankë ku kanë demoluar bankën dhe me mjete shpërthyese kanë shpërthyer dy bankomatë, mirëpo nuk kanë arritur të marrin paratë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Sinjali/