image Asnjë i vdekur, tetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Asnjë i vdekur, tetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

news image

Tetë persona janë infektuar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes nga ky virus.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 32 persona dhe janë dhënë 6 mijë e 503 vaksina.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve janë kryer 2 mijë e 133 testime./Gazeta Sinjali/