Ministria e Shëndetësisë ka publikuar rastet me COVID-19 për 24 orët e fundit, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga kjo ministri kanë bërë me dije se në vendin tonë janë regjistruar 7 raste pozitive me Covid-19. Në këtë interval kohor po ashtu janë konfirmuar edhe 13 persona të shëruar.
Tutje në kuadër të raportit të MSH-së bëhet e ditur se janë vaksinuar 62 persona ndërkaq raste aktive në total janë 428.