Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka vendosur në ndërtesën e komunës, flamurin kuq e zi në shenjë të pavarësisë së Shqipërisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Arifi tha se edhe pse pa ndonjë manifestim për shkak të pandemisë, shqiptarët në Bujanoc dhe Luginë i gjen më të bashkuar se kurrë, pikërisht ashtu si flamuri kombëtar që simbolizon unitetin kombëtar.
“Çdo herë më 28 Nëntor kujtojmë sakrificën e gjeneratave të tëra që punuan palodhshëm që kombin tonë ta radhisin përkrah popujve të përparuar dhe vlerave të civilizimit perëndimor. Është koha që të reflektojmë dhe të trashëgojmë vlera të mirëfillta që gjeneratat e ardhshme të ndjehen krenarë. Duke shpresuar që në një të ardhme të afërt do të lejohet ligjërisht përdorimi i simboleve kombëtare, ju uroj 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar Shqiptar”, shkroi ndër tjera Arifi në Facebook.
Edhe pse përdorimi i flamurit kombëtar shqiptar në Serbi është i ndaluar me ligj, shqiptarët atje e festojnë gjithmonë festën e pavarësisë së Shqipërisë.