image Askund dhe me asnjë orar restorantet dhe kafenetë nuk lejohen të punojnë brenda

Kosovë

Askund dhe me asnjë orar restorantet dhe kafenetë nuk lejohen të punojnë brenda

news image

Restorantet, kafenetë, klubet e natës dhe ndërmarrje tjera të ngjashme që ofrojnë shërbime të gastronomisë kudo në Kosovë nga sot e kanë të ndaluar që të ofrojnë shërbime brenda.

Përveç që këto ndërmarrje do të mbyllen tërësisht nga ora 21:00 deri në orën 05:00, ato s’do të mund të punojnë në hapësira të mbyllura as jashtë këtij orari, shkruan Gazeta Sinjali.

“Nga data 6 korrik 2020, të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës dhe të ngjashme): Iu ndalohet funksionimi nga ora 21:00 deri në 05:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës; Jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar distancën prej 1.5 metrash hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet take-away (merre me vete)“, thuhet në pikën 9 të vendimit të qeverisë.

Në përputhje me kërkesat e Inspektoratit Sanitar, të gjitha inspektoratet e tjera janë obliguar që t’i vënë në dispozicion kapacitetet e tyre për ta mbikëqyrur zbatimin e këtyre masave. /Gazeta Sinjali