Agjencia e Statistikave të Kosovës e ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN), për tremujorin e tretë të vitit 2020, përcjellë Gazeta Sinjali.
Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit ka shënuar rritje për 0.5 % në këtë tremujor duke e krahasuar me tre mujorin e dytë të vitit 2020.
Rritje më të madhe kishte energjia 2.6 %, transporti 2.5%, materialet 0.7%, kurse makineritë e tjera 0.3 %.
Rritja e çmimeve u neutralizua, kryesisht me ulje të çmimeve në paga (-0.8%) dhe kostot e tjera (-0.7%).
Ndërsa në krahasim me tre mujorin e tretë, në periudhën e njëjtë në vitin 2019, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pësoi rënie për (-0.4%).
Rënia e indeksit kryesisht u vërehet te kategoritë : pagat (-3.8%), energjia (-0.5%) dhe kosto të tjera (-0.3%).
Ndërsa, ngritje pati te: makineritë (1.5%), transporti (0.9%), dhe materialet (0.2%).