image ASK: Kosova pati më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Sociale

ASK: Kosova pati më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

news image

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se Kosova gjatë tremujorit të dytë të këtj viti më së shumti ka pasur vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra, shkruan Sinjali.

Në njoftimin e ASK-së thuhet se numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj ishte 60 mijë e 884, prej tyre 36.22 përqind janë vendorë dhe 63.78% janë të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve është 94,148, prej tyre 36.68% nga vendorët dhe 63.32% nga të huajt.

“Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 22 340 vizitorë dhe 35 403 net-qëndrime. Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë, e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, etj”.

“Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një shtojcë e veçantë, që përmban të dhëna nga Policia e Kosovës, lidhur me numrin i vizitorëve të huaj sipas pikëkalimeve kufitare gjatë vitit 2017 – 2020”,thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/