image Asistentja personale e Ivanka Trump rezulton pozitive me Covid-19

Botë

Botë/ Asistentja personale e Ivanka Trump rezulton pozitive me Covid-19

news image

Ndihmësja e Ivanka Trump ka rezultuar pozitive me koronavirus, mes stafit tjetër të Shtëpisë së Bardhë.

Ndihmësja personale e Ivanka Trump është ndër personat e fundit në Shtëpinë e Bardhë që ka rezultuar pozitive me coronavirus, shkruan CBS News.

Megjithatë, mendohet se ky rast nuk ka rrezik për vajzën e presidentit Donald Trump, pasi ato nuk ishin takuar prej disa javësh.

Asistentja ishte asimptomatike, ndërsa Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner rezultuan negativë pas testeve të kryera ditën e premte.

Shtëpia e Bardhë insiston se po merr masa paraprake, por presidenti Donald Trump nuk u pa duke veshur një maskë në një ceremoni për veteranët e Luftës së Dytë Botërore./GazetaSinjali/