image Asgjësohen 300 kg mish të prishur në Skenderaj

Siguri

Asgjësohen 300 kg mish të prishur në Skenderaj

news image

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka bërë të ditur se pas inspektimeve që kanë bërë, kanë arritur të identifikojnë 300 kilogram mish pa deklaracion.

Nura ka bërë të ditur se mishi ishte pa dokumente dhe i prishur, raporton Gazeta Sinjali.

Po ashtu, ai ka paralajmëruar se veprime të tilla do të vazhdojnë që të ndërmerren.

Njoftimi i plotë:

Shëndeti publik dhe jeta e qytetarit, për ne janë të shenjta! Dhe derisa janë të tilla, do të godasim me forcën e ligjit kudo që ka veprime të paligjshme në tregti, veçmas në rastet kur haset në shitje të gjerave ushqimore me afat të skaduar! Fal koordinimit dhe bashkëpunimit mes Komunës së Skenderajt, Policisë dhe Prokurorisë, janë identifikuar, asgjësuar dhe groposur rreth 300 kg mish, pa deklaracion, për më tepër i prishur!Ftoj publikisht secilin qytetar të lajmërojë tek Inspektorati dhe Policia e Kosovës, çdo parregullsi apo shkelje ligjore.

/GazetaSinjali/