image Asani pas ndeshjes: Szczesny më tha që goditja ishte fenomale, Sylvinho ka meritat më të mëdha

Futboll

Asani pas ndeshjes: Szczesny më tha që goditja ishte fenomale, Sylvinho ka meritat më të mëdha

news image

Shqipëria triumfoi sonte ndaj Polonisë me rezultat 2-0, duke bërë kështu një hap të madh drejt kualfikimit në Euro 2024.

Dy golat u realizuan nga Jasir Asani dhe Mirlind Daku.

Realizatori i golit të parë, Jasir Asani ka zbuluar se çfarë i tha portieri polak, Szczesny pas ndeshjes.

“Szczesny më tha që goditja ishte fenomenale”, deklaroi ai.

Tutje ai bëri të ditur se gjithë kjo është si meritë e Sylvinhos, duke e nxjerrë më të mirën nga çdo futbollist.

/GazetaSinjaliSport/