Shqipëria triumfoi sonte ndaj Polonisë me rezultat 2-0, duke bërë kështu një hap të madh drejt kualfikimit në Euro 2024.
Dy golat u realizuan nga Jasir Asani dhe Mirlind Daku.
Realizatori i golit të parë, Jasir Asani ka zbuluar se çfarë i tha portieri polak, Szczesny pas ndeshjes.
“Szczesny më tha që goditja ishte fenomenale”, deklaroi ai.
Tutje ai bëri të ditur se gjithë kjo është si meritë e Sylvinhos, duke e nxjerrë më të mirën nga çdo futbollist.