Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka falënderuar Kuvendin Komunal të Prishtinës, i cili ka marrë vendim për ndarjen e 50 mijë eurove për komunën e Preshevës, transmeton Gazeta Sinjali.
Kjo komunë do t’i përdorë këto mjete për sanimin e dëmeve nga vërshimet. Sinani ka falënderuar kryetarin e komunës së Preshevës, Shpend Ahmeti për këtë ndihmë.
“Sapo u njoftova zyrtarisht se Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar një ndihmë financiare prej 50 mijë euro për lehtësimin e pasojave të shkaktuara nga vërshimet dhe përmbytjet e fundit në Rahovicë, Raincë etj” ka shkruar ajo në rrjetin social “Facebook”. /Gazeta Sinjali/