image Asambleista e VV-së: Sveçla madhështor por të jetë më i kujdesshëm

Kosovë

Politikë/ Asambleista e VV-së: Sveçla madhështor por të jetë më i kujdesshëm

news image

Mbrëmë anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla përmes disa fotografive është parë duke qëndruar në një tavolinë me Marko Gjuriqin, të ashtuquajturin drejtor në Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Për këtë asambleista e VV-së në Kuvendin Komunal të Pejës, Mevlyde Idrizi, ka kërkuar që Xhelal Sveçla të kërkoj falje për takimin e tij më Gjuriqin dhe poashtu të jetë më i kujdesshëm.

Idrizi tutje ka thënë se fotografia e shpërndarë dje i ka lënë pa fjalë, edhe pse ajo deklaron se Vetëvendosja është ndryshe nga partitë e tjera.

“Prandaj një kërkim falje nga Xhelali për gabimin (ndoshta jo farë gabimi i tij, por ka ra pre e një fotoje të një momenti që na la pa fjalë neve që e respektojmë dhe ja njohim kontributin shumëvjeqarë) do te ishte shumë njerezore, do të ishte madhështi, mu sikur Xhelali që qëndrojë e ishte madhështor për shumë vite në Vetevendosje”, ka thënë ajo, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo ka thënë se deputetët e VV-së duhet të jenë pak të gabueshëm dhe shumë të kujdesshëm pasi që mund të bien pre e situatave të montuara.

Përveç Sveçlës edhe Kurti ishte krah përkrah Gjuriqit, takime të cilat kanë ngjalluar reagime të shumta. /Gazeta Sinjali/