image As sot nuk kalon projektbuxheti për vitin 2021

Financa

As sot nuk kalon projektbuxheti për vitin 2021

news image

Në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, as sot nuk ka kaluar në parim projektbuxheti për vitin 2021, përcjellë Gazeta Sinjali.

Në momentin e votimit të këtij projektbuxheti, deputetja nga Lista serbe, Verica Ceranciq braktisi mbledhjen dhe pamundësoi vendimmarrjen.

Ndërsa, komisioni arriti të miraton raportin vjetor financiar të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2019.

Ndërsa, rritja e shpenzimeve për paga dhe për qiratë, si dhe për intervenimet në Agjencinë Kosovare të Privatizimit(AKP), ka qenë shqetësuese për deputetët e opozitës gjatë shqyrtimit të raportit vjetor financiar për vitin 2019 në Komisionin për Buxhet dhe Transfere.

Anëtari Bordit të AKP-së, Hajzer Salihu tha se AKP ka shpenzuar 93 përqind të buxhetit të tërësishëm prej mbi 8 milionë euro.

Kryetari i komisionit, Hekuran Murati ka kërkuar llogari për rritjen e pagave, sipas të cilit edhe ashtu janë të larta në AKP, dhe për shpenzimet e mëdha për qira prej 407 mijë euro në vit.

Deputeti Murati ngriti shqetësimin edhe për rritjen e shpenzimeve për paga dhe rritjen e numrit të punëtorëve.

Drejtori i AKP-së, Valon Tolaj duke iu përgjigjur deputetit Murati, tha se edhe sot AKP ka nevojë për staf shtesë, ndërsa sa i përket pagesës së qirasë, ai theksoi se AKP paguan qira për 11 lokacione në Kosovë.

Deputetja Yllëza Hoti nga VV ka kërkuar përgjigje për rritjen e shpenzimeve për internet, prej 11 mijë eurosh.

Valon Tolaj tha se rritja e shpenzimit ose çmimit nuk ka ndodhë nga AKP, por është caktuar nga Autoriteti Qendror i Prokurimit(AQP).

Ndërsa deputeti nga AAK, Gazmend Abrashi ka përgëzuar menaxhmentin dhe bordin për kursimin e buxhetit rreth 800 mijë euro.

Megjithatë, ai u shpreh i brengosur për zyrat e AKP, siç tha ai të pa përshtatshme, në një pronë sipas të cilit të komunës së Prishtinës.

Abrashi kërkoi nga menaxhmenti rrjedhën e procesit të privatizimit dhe për numrin e aseteve të pa privatizuara.

Tolaj për këtë tha se gjatë gjithë vitit 2020, AKP nuk ka zhvilluar aktivitetin e saj të procesit të privatizimit si pasojë e vendimit të Qeverisë në fillim të vitit për ndaljen e privatizimit.

“Sa i përket zyrave në AKP, nuk ka kushte për punë. Ato baraka vetëm zyra nuk janë. Besoj që brenda dy muajve të ardhshme do të vendosem në një lokacion të ri tek ish-objekti i Rilindjes. Numri i asteve të pa shitura, janë 700 objekte dhe 30 mijë parcela”, tha ai.

/Gazeta Sinjali/