Derisa nikoqirët e këtij Samiti, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev, si dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, janë takuar sot dhe dje në Tiranë, Kosova e Bosnjë e Hercegovina e kanë injoruar këtë takim, kurse Mali i Zi, siç është paralajmëruar, sot do t’u bashkëngjitet.
Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borell nuk do të marrë pjesë në Samitin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili po mbahet edhe sot në Tiranë të Shqipërisë dhe në të cilin po përpiqet të jetësohet ideja për krijimin e një Mini-Shengeni Ballkanik, shkruan sot gazeta Zëri.
Ndonëse kjo nismë është refuzuar parimisht nga autoritet kosovare, si dhe të Bosnjë e Hercegovinës, të vetëm në këtë takim po marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, si dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Ndërkohë mospjesëmarrjen e Borellit në takimin e Tiranës, më 21 dhe 22 dhjetor, e ka komentuar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se shpreson që përveç Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kjo iniciativë do të zgjerohet.