image Arteta tregon pse Xhaka refuzoi shiritin e kapitenit

Futboll

Arteta tregon pse Xhaka refuzoi shiritin e kapitenit

news image

Futbollisti kosovar, Granit Xhaka sot e mori vëmendjen me një veprim që bëri në fushë.

Xhaka nuk pranoi që ta merrte shiritin e kapitenit mirëpo siç duket ka një arsye për këtë.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka deklaruar se Kieran Tierney ishte futbollisti që duhej ta merrte shiritin e kapitenit andaj edhe Xhaka refuzoi.

Sepse ishte për Kieran. Kieran ishte i radhës dhe kjo është arsyeja pse”, deklaroi Arteta për Sky Sports.

/GazetaSinjaliSporti/