image Arteta i lumtur me tifozët që shprehën dashurinë për Xhakën: E kam ëndërruar këtë moment, ai e meriton

Futboll

Arteta i lumtur me tifozët që shprehën dashurinë për Xhakën: E kam ëndërruar këtë moment, ai e meriton

news image

Menaxheri i Arsenalit ka lavdëruar tifozët e tij për dashurinë e treguar ndaj Granit Xhakës.

Granit Xhaka realizoi një eurogol në fitoren 3-1 të klubit të tij ndaj Man United, transmeton Sinjali Sport.

Pas golit ai shkoi të festoj me tifozët dhe menaxheri Arteta u ndje i lumtur për këtë.

Mikel Arteta për festën e Xhakës me fansat: “E kam ëndërruar, ai e meriton. Nëse ndonjë tifoz do të kalonte individualisht pesë ose 10 minuta me Granitin, apo edhe dy minuta sepse kjo është gjithçka që ju nevojitet, ata do ta kuptonin personin që ai është dhe sa shumë kujdeset për klubin.

“Tani mendoj se ai bëri një lëvizje të rrezikshme, kur u hap dhe shprehu ndjenjat e tij (goditjen e topit). Ai ndjen se mjedisi do ta mbrojë atë, ai ndihet i dashur në klub. Faleminderit fansave që treguan atë vlerësim për të, sepse e di se sa shumë do të thotë kjo për të”, deklaroi Arteta.

/GazetaSinjaliSport/