Aktorja Arta Elezaj njihet për linjat e saj trupore por edhe për jetën e saj luksoze.
Pushimet, udhëtimet, veshjet, orat, çantat, janë pjesë e stilit të jetesës që kushton goxha.
Madje mund të duket e tepruar por vetëm një orë e saj tejkalon vlerën e 30,000 eurove.
Faqja “What they wearin” në Instagram ka publikuar të dhënat për orën e bukuroshes të cilën e ka ekspozuar në një prej postimeve të fundit të saj .
Ora e Artës është e markës “Hublot” me diamantë 18 karatësh dhe ka çmim të saktë prej 30,850 eurove. /Gazeta Sinjali/