Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës ka miratuar propozimin e drejtorit të përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj, për emërimin e Arta Avdiut në postin e ushtrueses së detyrës të drejtoreshës në televizionin publik të Kosovës.
Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, ka thëne se pas dorëheqjes së Festim Kabashit nga pozita e drejtorit të televizionit, unë kam dërguar te bordi një emër dhe arsyetimin për të. Arta Avdiu, ka treguar përkushtim dhe angazhim ndaj RTK.
Kujtojmë se drejtori i deri tanishëm, Festim Kabashi, ka njoftuar dorëheqjen e tij më 15 shtator, nëpërmjet një postimi në facebook.