image Arsyetohet Shefi i Stafit të Konjufcës pasi në Kuvend u shërbyen pije “Made in Serbia”

Politikë

Arsyetohet Shefi i Stafit të Konjufcës pasi në Kuvend u shërbyen pije “Made in Serbia”

news image

Kanë reaguar nga kabineti i kryekuvendarit, pasi deputeti i AAK-së, Bekë Berisha kërkoi nga kryetari i kuvendit Glauk Konjufca, që të largohen nga bufeja produktet e Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Shefi i Stafit, Ilir Kërçeli, është shprehur se kabineti i kryetarit ka kërkuar që këto produkte të mos shërbehen më para kërkesës së Berishës, derisa ka publikuar edhe një e-mail ku thuhet se “nga data 22 shtator nuk duhet të servohen, në Kuvend, pije dhe prodhime me vendin e prodhimit Made in Serbija”.

 “Kuvendi i Kosovës si pasojë e shërbimeve jo profesionale, ka njoftuar operatorin se i shkëputet kontrata. Të gjitha këto veprime janë bërë shumë kohë para përformancës së sotshme të deputetit Bekë Berisha.Kjo është e vërteta rreth produkteve serbe në Kuvendin e Kosovës. ”, ka shkruar tutje Kërçeli. /GazetaSinjali/