image Arsyetohet deputeti i LVV-së për gabimet katastrofike drejtshkrimore: Pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar në diasporë

Kosovë

Reagim/ Arsyetohet deputeti i LVV-së për gabimet katastrofike drejtshkrimore: Pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar në diasporë

news image

Jahja Kokaj, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar pas postimit me mbi 100 gabime drejtshkrimore.

Pasi postimi i tij mori vëmendje të madhe nga mediat dhe u shpërnda nëpër rrjetet sociale, Jahja Kokaj, ka arsyetuar gabimet drejtshkimore me qëndrimin e tij shumëvjeçar në diasporë.

“Unë pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar në diasporë, përfshirë shkollimin akademik, ku kryesisht edhe sot e kaloj jetën, duke ligjëruar në universitete amerikane në anglisht, prej 31 vjet, e gati gjysmën e jetës. Për kaq kohë, shumë njerëz e harrojnë gjuhën dukshëm, dhe jo më rregullat e drejtshkrimit, madje edhe të menduarit shqip”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tij në Facebook, transmeton Gazeta Sinjali. /Gazeta Sinjali/

Postimi i tij i plotë: