Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin XH.J, për shkak të dyshimit të bazuar se në kabinetin e shkollës, i pandehuri XH.J fillon që ta prek për qëllime seksuale nxënësen e tij të mitur.
Sipas gjykatës, i pandehuri një ditë më parë i kishte thënë të miturës që të vije në kabinetin e shkollës me qëllim që t’i ndihmojë për t’i nxjerrë statistikat e suksesit, ashtu që e mitura ditën kritike, pasi që arrin në shkollë dhe shkon në kabinet, vjen mësimdhënësi dhe e ngacmon të miturën e cila arrin që të largohet nga shkolla dhe i lajmëron familjarët e saj.
Me këto veprime i pandehuri XH.J kishte për të kryer veprën penale sulm seksual nga neni 229 par.1 dhe 3 lidhur me nënpar.3.10 dhe par.5 të KPRK-së.
Të pandehurit XH.J i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.