image Arsenali rikthen interesimin për Lautaro Martinez

Futboll

Arsenali rikthen interesimin për Lautaro Martinez

news image

Arsenali ka ringjallur interesimin e tyre për nënshkrimin e Lautaro Martínez nga Inter këtë verë.

“Gunners” janë rrugës për inkuadrim në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, andaj londinezët janë duke synuar ta reformojnë repartin sulmues.

Mikel Arteta po planifikon të sjellë dy sulmues në klub gjatë verës dhe sulmuesi i Interit, 24 vjeç, është në një listë që përfshin gjithashtu Gabriel Jesus nga Manchester City dhe Dominic Calvert-Lewin nga Everton, raporton The Times, përcjell Sinjali Sport.

Skuadra e Artetës është e katërta në Premier League pasi mundi West Ham United të dielën, dy pikë më shumë se Tottenham Hotspur në vendin e pestë, me rivalët për vendin e katërt të Champions League që do të takohen në javën e ardhshme.

/GazetaSinjaliSporti/