image Arsen Wenger i jep përgjigje përfundimtare Bayernit

Futboll

Arsen Wenger i jep përgjigje përfundimtare Bayernit

news image

Pas humbjes 5-1 ndaj Frankfurt fundjavën e kaluar, Bayern Munchen shkarkoi trajnerin Niko Kovac.

Në listën e drejtuesve të ekipit “Bavarez”, ka shumë emra për të zëvendësuar kroatin midis tyre dhe ish-trajneri legjendë i Arsenal Arsene Wenger.

Francezi është dukur disa herë pranë stolit të kampionëve gjerman, por ditën e sotme në një intervistë për “Bein Sport”, tekniku i ka mbyllur çdo derë për një kalim të mundshëm në gjermani.

“I uroj fat të mbarë Bayernit. Për mua kjo çështje është e mbyllur tashmë” tha tekniku 70-vjeçar.