image Arritja e marrëveshjes për ndaljen e grevës, deklarohet Sindikata e Minatorëve

Sociale

Arritja e marrëveshjes për ndaljen e grevës, deklarohet Sindikata e Minatorëve

news image

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës është deklaruar pas arritjes së marrëveshjes për daljen nga greva e urisë, e cila kishte hyrë në ditën e 10 të nisjes 700 metra nën tokë, marrëveshje kjo për të cilën thanë se u arrit për të drejtat legjitime të minatorëve, jetës dhe shëndetit te tyre si dhe për progresin e ndërmarrjes Trepça Sh.A, raporton Gazeta Sinjali.

Sindikata e minatorëve tha se me anë të kësaj marrëveshje “legjitimohen kërkesat e minatorëve dhe greva e tyre 10 ditore, si reagim i drejtë dhe mesazh i qartë se situata në këtë gjigand metalurgjik duhet të ndërroj njëherë e përgjithmonë”.

“Deputetët që negociuan këtë marrëveshje së bashku me Bordin e Përkohshëm Mbikëqyrës të ndërmarrjes janë garantuesit dhe zbatuesit e marrëveshjes së shkruar dhe dakordances se të katër pikat e marrëveshjes do të realizohen.

Kjo grevë është dëshmia më e mirë se mbrotja e të drejtave dhe kërkesa për realizimin e tyre nuk është diqka e pamundur, se vullneti i shumices dhe këmngulja në të drejtat e tyre do jetë faktori determinues për ditë më të mira për minieren, shoqërinë dhe vetë shtetin.

Kjo grevë dëshmoi se minatorët kanë integritet, nder, dhe vendosmëri, që nuk shiten dhe nuk blihen. Dhe se për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe minierën do të jenë përherë të bashkuar”, thuhet ndër tjera në reagimin e tyre.

/GazetaSinjali/