Që nga e shtuna, mbi 1 mijë e 500 banorë të komunës së Deçanit, nën dyshimin se janë helmuar nga uji i pijes, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur drejtoi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha.
Ai ka thënë se gjendja shëndetësore e pacientëve është e mirë.
“Mbi 1 mijë e 500 persona kanë kërkuar trajtim shëndetësor që nga e shtuna. 99 për qind e pacientëve kanë marrë shërbime mjekësore. Gjendja e pacientëve është e mirë” ka thënë ai.
Përveç QKMF-së në Gjilan, 20 pacientë janë referuar për trajtim edhe në Spitalin e Pejës.
Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të helmimit./Gazeta Sinjali/