image Arrin në Kosovë raporti për rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari

Kosovë

Drejtësi/ Arrin në Kosovë raporti për rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari

news image

Prokurori i Shtetit ka njoftuar sot se ka pranuar nga autoritetet zvicerane raportin e ekspertizës për rastin e vdekjes në burg të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një konference për gazetarë, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, njofton Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se raportin përfundimtar të ekspretizës nga Instituti mjeko ligjor i Lozanës e kanë pranuar sot përmes ambasadës së Zvicres në Kosovë.

“Për hir të opinionit dhe informimit të saktë, ky raport e shihni edhe këtu është me zarf të mbyllur. Akoma nuk e dina se çka ka brenda dhe përmbajtjen e saj. Këto janë vulat e pranimit, ambasada e ka pranuar dje zarfin, ndërsa sot është dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit. Ne këtë do t’ia dërgojmë prokurorit të rastit, i cili do të hapë dhe do të dorëzohet për përkthim në gjuhën shqipe”, ka thënë prokurori Shala para gazetarëve.

Ai ka shtuar se raporti është i shkruar në ndonjërën prej gjuhëve zyrtare të Zvicrës ndërsa do të dorëzohet për përkthim.

Prokurori i Shtetit ka thënë se pas përkthimit në gjuhën shqipe do të njoftohet opinioni publik për përmbajtjen e këtij raporti.

Deri atëherë prokurori Shala ka kërkuar që të mos spekulohet me rastin duke dhënë informata të pakonfirmuara./ Gazeta Sinjali/