image Arrin në 21 numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA

Botë

Botë/ Arrin në 21 numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA

news image

Koronavirusi po vazhdon shtrirjen e tij vdekjeprurëse në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 21, me më shumë se 500 raste të konfirmuara.

Vdekjet e fundit në SHBA ishin dy në Florida dhe një në Kaliforni.

Ndërsa në Evropë, Italia është shndërruar në vatër të koronavirusit pasi që numri i të vdekurve gjatë ditës së djeshme arriti në 366, ndërsa i atyre të infektuar në 7 mijë e 300. Kryeministri Giuseppe Conte nënshkroi dekretin që prek të paktën 15 provincat që janë shtëpia e më shumë se një e katërta e 60 milionë njerëzve të Italisë.

Në Milano të Italisë, rrugët dhe dyqanet ishin bosh, pasi qeveria bëri një bllokim total të qyteti si rezultat i rritjes së madhe të koronavirusit.

Ndikimi arriti edhe më thellë në vend. Në Romë, Vatikani njoftoi se do të mbyllë muzetë e saj deri në 3 prill./GazetaSinjali/