image Arrin në 15 numri i të vdekurve nga zjarret në Australi

Botë

Botë/ Arrin në 15 numri i të vdekurve nga zjarret në Australi

news image

Autoritetet Australiane në Uellsin e Ri Jugor kanë konfirmuar se tre persona të tjerë kanë vdekur nga zjarret që u përfshinë vendin.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në shtatë që nga e hëna dhe 15 që nga fillimi i zjarreve, si dhe mbi një mijë shtëpi të shkatërruara dhe qindra të tjera nën kërcënim, transmeton Gazeta Sinjali.

Anije ushtarake dhe avionë u vendosën të mërkurën për të ndihmuar komunitetet e shkatërruara nga zjarret apokaliptike që shkatërruan shtëpitë dhe dërguan mijëra banorë dhe pushues që iknin në vijën e bregdetit.

Anijet e marinës po sillnin ujë, ushqim dhe karburant në qytetet ku furnizimet ishin varfëruar dhe rrugët ishin ndërprerë nga zjarret.

Ndërkohë, autoritetet kanë paralajmëruar se kushtet mund të përkeqësohen gjatë fundjavës, kur temperaturat prej 40 C dhe erërat e larta pritet të godasin Uellsin e Ri Jugor.

“Ekziston çdo potencial që kushtet të shtunën do të jenë aq të këqija ose më të këqija sesa kemi parë dje,” tha Rob Rogers, zëvendës komisioneri i Shërbimit Rajonal të Zjarrit në New South Wales.

 Kryeministri i shtetit Victoria, Daniel Andrews kërkoi ndihmë nga 70 zjarrfikës nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ndërsa komisioneri i shërbimeve të urgjencës Andrew Crisp konfirmoi humbje “të konsiderueshme” të pronës në të gjithë rajonin./ Gazeta Sinjali/