image Arrijnë në Kosovë mbi 500 mijë doza të vaksinave nga SHBA-ja

Shëndetësi

Arrijnë në Kosovë mbi 500 mijë doza të vaksinave nga SHBA-ja

news image

Kosova është furnizuar sot me 503 mijë e 100 doza të vaksinave Anti-COVID, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky është donacion nga Ambasada Amerikane përmes COVAX-it.

Kështu është bërë e ditur nga programi i UNICEF-it në Kosovë.

UNICEF u ka kërkuar qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

“503,100 doza të vaksinave anti COVID-19 arritën në Prishtinë sot, donacion nga Ambasada Amerikane përmes COVAX-it me mbështetje nga UNICEF-i. Vaksinohu BashkëiaDalim”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/