Në Kosovë sapo ka mbërritur edhe mbi tri mijë doza të vaksinës antiCOVID të kompanisë Pfizer, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.
Këto doza të vaksinave janë në kuadër të kontingjentit prej 95 mijë dozave të kësaj vaksine, që Bashkimi Evropian i ka ndarë si donacion për Kosovën.
Javën e kaluar Kosova ka marrë 4 mijë e 680 doza të vaksinës Pfizer, të cilat kanë qenë të destinuara për punonjësit shëndetësore dhe për personat me sëmundje kronike.
Ndërkaq, sot Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të mërkurën paradite në Kosovë do të arrijnë edhe 38 mijë e 400 doza të vaksinës AstraZeneca, në kuadër të aleancës COVAX./Gazeta Sinjali/