image Arrijnë edhe mbi 24 mijë vaksina antiCOVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

Arrijnë edhe mbi 24 mijë vaksina antiCOVID-19 në Shqipëri

news image

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë mbërritën 14 mijë e 40 doza të vaksinës Pfizer. Ndërsa, pak më parë në Institutin e Shëndetit Publik mbërritën edhe 10 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, si gjest solidariteti i qeverisë kroate.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili thekson se deri tani Shqipëria ka administruar 1 milionë e 103 mijë e 690 vaksina antiCOVID-19.

“Në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ mbërritën 14,040 doza të vaksinës Pfizer, ndërsa në mbrëmje mbërritën në ISHP edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca, si gjest solidariteti qeverisë kroate. 1 milion e 103 mijë e 690 vaksina antiCOVID kanë mbërritur deri tani Shqipëri, për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit masiv”, tha Rama.

Prej 11 janarit në Shqipëri po vijon vaksinimi i popullatës, ndërkohë qeveria ka lajmëruar se më 29-30 qershor do të jenë ditët e hapura të vaksinimit të personave mbi 18-vjeç./Gazeta Sinjali/